Lokale
Kush e financoi lapidarin?
Skulptori serb Sasa Ilic nuk e mendoi kurrë se një nga krijimet e tij do të ishte kaq i famshëm - ose kaq kontrovers. Monumenti u ngrit nëntorin e shkuar, përballë Komunës së Preshevës në jug të Serbisë, si pjesë e festimeve për ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe u financua nga shoqata e diasporës së shqiptarëve me bazë në Zvicër.
“Klientë të ndryshëm më kontaktojnë. Nuk jam tradhtar dhe kjo ishte e gjitha pjesë e punës sime”, tha Ilici.
Një monument prej guri për ish-luftëtarët shqiptarë, i dizajnuar nga skulptori serb, Sasa Ilici, dhe që u vendos në qytetin e Preshevës është bërë fokus për një grindje të hidhur mes shqiptarëve dhe qeverisë së vendit, duke rritur tensionet etnike në jug të Serbisë.
“Nuk e dija se ku do të vendosej monumenti, përndryshe nuk do ta kisha pranuar këtë punë”, tha Ilici, për stacionin lokal Radio OK.
Ilici është një serb nga qytetit i vogël i Vlasotinces, por monumenti që ai dizajnoi përkujton luftëtarët shqiptarë, të vrarë gjatë luftimeve ndaj forcave serbe gjatë një konflikti të përgjakshëm dhune në vitin 2000./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!