Bujanoci me potenciale të mëdha të turizmit, afro 20 mijë turistë gjatë vitit
Lokale

Bujanoci me potenciale të mëdha të turizmit, afro 20 mijë turistë gjatë vitit

21.Aug.2014 15:03
0

Komuna e Bujanocit ka një territor prej 61 km2 dhe sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 jetojnë afro 43 mijë banorë me vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm.

Bujanoci gjendet një trekëndësh që lidh shumë vende të rajonit përmes të cilit kalon edhe korridori 10 dhe hekurudha që përbënë një potencial të zhvillimit të turizmit. 

Ekrem Isufi, drejtor i Organizatës Turistike thotë se ky vend ka potenciale për zhvillimin e turizmit mirëpo nevojiten edhe investime për të përmirësuar infrastrukturën në disa lokacione me rendësi për turizmin dhe deri më tani është përkrahur financiarisht nga qeverisja lokale për krijimin e webfaqes së kësaj organizate që është në përpunim e sipër.

Sipas të dhënave që posedon kjo organizatë gjatë vitit 2013 Bujanocin e kanë vizituar afro 20 mijë veta të stacionuara nëpër objekte hotelierike dhe shtëpi private me një kapacitet afro 700 shtretër. 

Potencialet e zhvillimit të turizmit janë qendrat shëndetësore Banja e Bujanocit, objektet fetare Manastiri në Prohor Pçinjë i ndërtuar diku në vitin 1068, Xhamija e vjetër në Bilaç e shumë objekte të tjera kulturore fetare, vendet arkeologjike si Kale Krshevica, liqeni, vendet malore rekreative dhe resurse tjera natyrore. 

Organizata Turistike është  pjesë e administratës komunale të Bujanocit dhe ka një personel prej 9 vetave që punojnë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit të Bujanocit.

Ekrem Isufi,  thotë  se gjatë këtij viti ka marrë pjesë nëpër panaire të ndryshme në Serbi ku ka promovuar potencialet e zhvillimit të turizmit, mirëpo ai shprehet i brengosur me pagesën e dobët të taksave komunale që duhet bërë objektet hotelierike dhe shtëpiake tw kësaj komune. 

“Inspeksioni Turistik për Rrethin e Pçinjës është organ që mbikëqyrë objektet ku ofrohen dhoma gjumi për turistët dhe në bazë të raportit këto objekte nuk paguajnë mjaftueshëm taksën mesatare prej 50 dinarë për person”, ka deklaruar Isufi për Titullin.

Ai shprehet i bindur se me rritjen e pagesës së kësaj takse do të mundësohen investime në fushën e turizmit por duke mos anashkaluar edhe projektet që mundë të financojnë ministritë përkatëse në Serbi. 

Vlen të theksohet se Manastiri në Prohor Pçinjë është ndërdhjetë vendet që është  përshirë në informatorin e Serbisë për turistët që duan të vizitojnë vendet më interesante përskaj korridorit 10./Titulli.com/

Medvegjë: Reagon kabineti i zëvendëskryetarit lidhur me shkrimet në mediat serbe
Arifi e Musliu i përgjigjen sfidës së Nagipit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration