Arifi e Musliu i përgjigjen sfidës së Nagipit (video)
Lokale

Arifi e Musliu i përgjigjen sfidës së Nagipit (video)

21.Aug.2014 17:02
0

Edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu ka vendosur që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në “Ice Bucket Challenge”.

“Vendosa t’i përgjigjem kësaj iniciative me përmasa botërore duke kontribuar me të holla në fondin e dedikuar për njerëzit e prekur nga sëmundja ALS”, u shpreh për Titullin mbrëmjen e së enjtes, kryetari i i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu.

Sikurse Arifi edhe Musliu ka vendosur që të përfshihet në këtë aksion por duke mos provuar ujin e ftohtë.

Sidoqoftë, ndihma është e rëndësishme, derisa Musliu pohon se nuk ka përzgjedhur për të nominuar ndonjë person zyrtar, përderisa ka bërë thirrje për solidarizim dhe ndihmuar pacientët që vuajnë nga sëmundja ALS./Titulli.com/ 

************************************************************************************************************************************************************

Arifi i përgjigjet sfidës së Nagipit

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes faqes zyrtare në rrjetin social facebook ka njoftuar se do t’i përgjigjet nominimit për sensibilizimin e opinionit rreth sëmundjes ALS.

Ai me këtë rast ka njoftuar se ndryshe nga të tjerët në këtë fushatë do të marrë pjesë duke kontribuar me ndihmë financiare pa provuar ujin me akull.

“Në lidhje me nominimin tim për solidaritetin ndaj "#ALSIce BucketChallenge" nga Nagip Tashi. 
Unë vendosa t'i përgjigjem këtij nominimi me alternativën e dytë të japë për këtë fond ndihmën financiare ,arsyeja e këtij lloji solidariteti është sepse mendoj se kështu më shumë do kontribojmë ndaj këtyre personave me Sindrom të Sklerozes-multiple-amiotrifike”, thuhet në mesazhin e Arifit.

Kryetari i komunës së Bujanocit thekson se nuk do të nominojë askënd por apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht për raste të tilla.

Vlen theksuar se gjatë ditës së sotme Nagip Taipi, aktorë dhe aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, ka nominuar tre liderët për të marrë pjesë në fushatën senzibilizuese duke provuar kovën me ujë dhe akuj./Titulli.com/

****************************************************************************************************************************************************

Sfidohen liderët e Luginës, në pritje kova me ujë e akull

I erdhi radha edhe disa prej liderëve të Luginës. Tre zyrtarët nga komuna e Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu, janë sfiduar për t’iu bashkëngjitë lagies me ujë të akullt në fushatën e vetëdijesimit për sëmundjen ALS.

Nagip Taipi, aktorë dhe aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, pas realizimit të “Ice Bucket Challenge” ka nominuar këta liderë duke pritur që edhe ata të marrin pjesë në fushatën e lagieve me ujë të ftohtë.

Të nominuarit janë: Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu. Edhe pse që të tretë kan tejkaluar sfida edhe më të mëdha unë po dyshoj se do t'i përgjigjen sfidës teme, edhe me iu bashkangjit fushatës kundër sëmundjes ALS. Në të kundërtën e kan për obligim me dhan ka 100$ për fond”, është shprehur Taipi me rastin e realizimit të “Ice Bucket Challenge”.

Deri më tani këtë sfidë e kanë realizuar shumë personalitete publike të huaja dhe shqiptare, përderisa Taipi është në pritje që të nominuarit e tij t’i përgjigjen kësaj fushate duke hedhur ujë me akull në trupin e tyre./Titulli.com/

Bujanoci me potenciale të mëdha të turizmit, afro 20 mijë turistë gjatë vitit
Elektrodistribucioni sërish në aksion për të shkyçur rrymën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration