"Samiri ma i miri" (video)
Lokale

"Samiri ma i miri" (video)

05.Jun.2014 23:36
0
Gjelbrim Taipi ka edhe një kolegë nga vendlindja që po arrin sukseset e tij në Challenge Leaguen zvicerane, ai është Samir Ramizi. [caption id="attachment_123965" align="alignleft" width="300"]Samir Ramizi Samir Ramizi[/caption] 22 vjeçari nga Tërnoci i cili këtë sezon po mbron ngjyrat e Klubit Futbollistik Wohlen, ka arritur të shënojë tre gola në sezonin 2013/14, ndërsa nuk kanë munguar as asistimet dhe aksionet e nisur nga ai. Samir Ramizi pjesë e kësaj lige zvicerane është që nga sezoni 2011/12 ku për një vit luajti për KF Stade Nyonnais. Duke parë talentin e tij ai u kërkua nga klubi tjetër Servette ku për dy sezone mbajti fanellën e këtij klubi. Në janar të këtij viti Samir Ramizi nënshkroi kontratë dyvjeçare për Wohlen. “Kam nënshkruar kontratë për dy vite me Wohlen dhe jam shumë i lumtur për këtë. Drejtori sportiv i klubit, Ciriaco Sforza ka këmbëngulur për transferimin tim dhe në fund kam vendosur që ta vazhdoj karrierën këtu”, ishte shprehur Ramizi, raporton Titulli. Samir Ramizi para se të inkuadrohej në Challenge Leaguen e Zvicrës ishte pjesë edhe e futbollit kosovar, ku ka bartur fanellën e Drenicës dhe të Dritës, derisa ka mbrojtur ngjyrat edhe të klubit futbollistik Tërnoci. Ai së bashku me Gjelbrimin, të dy nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, me rezultatet që po tregojnë po arrijnë që të “ushqejnë” të eturit për fitore, tifozët e tyre në Luginë të Preshevës. Në videon e mëposhtme mund të shikoni disa nga momentet e tij më të mira gjatë këtij sezoni me klubin Wohlen./Titulli.com/
Lugina e pikëlluar me tragjedinë e KEK-ut
Bujanoci me aktivitet sportiv ndihmon të rrezikuarit në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration