Bujamini ‘eksplodon’, shkruan histori te BSK-ë
Lokale

Bujamini ‘eksplodon’, shkruan histori te BSK-ë

01.Apr.2014 07:05
0
Bujamin Xhemaili (Buja) në ndeshjen e fundit të zhvilluar në zonën e Nishit për klubin e Bujanocit  BSK  ka ‘eksploduar’, duke shënuar si asnjëherë më parë pesë gola në rrjetën kundërshtare. Kjo nuk është fitorja me rezultatin më të thellë që ka arritur klubi BSK, por që një lojtarë të shënojë pesë gola në një ndeshje zyrtare të këtij klubi, kjo nuk ka ndodhur deri më sot në historinë e BSK-së. [caption id="attachment_114311" align="alignleft" width="225"]Bujamin Xhemaili, golgeteri  i BSK-së (Foto: Futbalksa Zona) Bujamin Xhemaili, golgeteri i BSK-së (Foto: Futbalksa Zona)[/caption] Bujamin Xhemaili në këtë ndeshje që për kundërshtar kishte klubin “Pukovçani” shënoi edhe një gol nga 35metra, duke gjuajtur një “predhë” e cila la të shtangur portierin. Ky ishte një eurogol, i cili kishte kohë që nuk ishte parë në fushat e gjelbërta të stadiumeve të këtushme. Kapitenët e dikurshëm dhe golgeterat e BSK-së, legjendat Momçilo Trajkoviq si dhe Dushan Stankoviq, 73 vjeçar, që përcjellin rregullisht ndeshjet futbollistike i kanë thënë portalit ‘Fudbalskazona’ se mbajnë mend që kishte lojtarë që shënonin nga tre gola në një ndeshje, por më shumë se aq asnjëherë, as në ndeshjet miqësore. Për këtë arsye ata nuk fshehin gëzimin e tyre për ate se çka bëri Bujamin Xhemaili kundër “Pukovçanëve’, transmeton Titulli. 20 vjeçari shqiptar që luan në klubin ku për bashkëlojtarë ka kolegët serb, me lojën që po tregon në fushë ka vendosur standarde të larta të golgeterave. Bujamin Xhemaili para se të kalonte në klubin e BSK-së ishte pjesë e KF. “Tërnoci”, klub ky që luan në rrethin e Pçinjës, një ligë më poshtë se ajo e zonës së Nishit ku luan klubi nga Bujanoci. Ai vjen nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Bujanoci e Presheva stimulohen për prodhimin e duhanit
Shpallen bursa studimi për studentët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration