
Bujanoc: Realizohet ekskursion për kursistët e gjuhës turke
Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci ka realizuar një ekskursion njëditorë në Kosovë me pesëdhjetë nxënësit e kursit të gjuhës turke të mësonjëtores në Bujanoc dhe në fshatin Bilaç. Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vëllazërimi” tha se kjo shëtitje është bërë për t’u ofruar nxënësve edhe një mundësi shtesë të shoqërimit dhe relaksimit.


