Shtyhet nënshkrimi për ndërtimin e objektit të fakultetit
Lokale

Shtyhet nënshkrimi për ndërtimin e objektit të fakultetit

14.Apr.2014 12:36
0
Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe përfaqësuesve të programit Evropian-EU PROGRES rreth ndërtimit të objektit të fakultetit në Bujanoc, për shkaqe teknike është shtyrë për ditët në vijim Ceremonia  rreth nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit që duhej të zhvillohej në Beograd, e cila ishte paraparë për sot në orën 13h, është shtyrë, ndërsa siç ka konfirmuar Titulli kjo është bërë për shkaqe teknike, pasi disa nga akterët që duhet të merrnin pjesë në këtë ceremoni kanë njoftuar se do të mungojnë. [caption id="attachment_113278" align="aligncenter" width="640"]Lokacioni i përzgjedhur nga qeverisja lokale për ndërtimin e objektit të fakultetit Lokacioni i përzgjedhur nga qeverisja lokale për ndërtimin e objektit të fakultetit[/caption] “Takimi është shtyrë për një ditë tjetër për shkaqe teknike nga mungesa e disa pjesëmarrësve që kanë qenë të njoftuar me vonesë rreth nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit”, i tha sot Titullit, menaxheri për komunikim pranë programit EU Progres, Dejan Drobnjak. Sipas zyrtarit në fjalë edhe pse sot nuk do të bëhet nënshkrimi i kësaj marrëveshje për ndërtimin e objektit të fakultetit në Bujanoc, ajo do të bëhet në ditët në vijim./Titulli.com/
Familja që endej e pastrehë në Preshevë, po bëhet me shtëpi (foto)
Bujanoc: Realizohet ekskursion për kursistët e gjuhës turke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration