Bujanoc: Hapet konkursi për klubet sportive, 10 milion dinarë në dispozicion
Lokale

Bujanoc: Hapet konkursi për klubet sportive, 10 milion dinarë në dispozicion

04.Apr.2017 08:45
0
Është hapur konkursi për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e komunës së Bujanocit .

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Amir Xhaferi konkursi është i hapur deri më 18 prill të këtij viti.

“Këtë vit shuma e mjeteve financiare e ndarë për organizatat sportive është 10 milion dinarë, në të cilën pritet të konkurrojnë organizatat sportive ekzistuese”, tha Xhaferi për Titulli.com..

Sipas tij një këtë konkurs kanë të drejt pjesëmarrje të gjitha klubet apo organizatat sportive të cilat i plotësojnë kushtet për konkurrim në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave sportive.

Ai theksoi se ndarja e mjeteve financiare do të varet nga numri i anëtarëve të klubeve ose organizatave sportive si dhe aktivitetet e tyre dhe pjesëmarrja në Ligën Rajonale.

Vitin e kaluar shuma e mjeteve financiare për klubet dhe organizatat sportive ka qenë 11 milion dinarë që u janë ndarë 31 pjesëmarrësev ndërsa këtë vit  nga buxheti komunal i Bujanocit janë të planifikuara  10 milion dinarë që do të thotë 1 milion dinarë më pak se vitin e kaluar./Titulli.com/

Të gjithë të interesuarit për konkurrim të klikojnë në linkun e mëposhtëm për sqarime shtesë: 

KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Bujanocit

Shënohet dita e Autizmit në Universitetin Internacional në Preshevë (foto)
Halimi: As Vuçiqi nuk zgjidh problemin e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration