Shënohet dita e Autizmit në Universitetin Internacional në Preshevë (foto)
Në ambientin e Universitetiti Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë, studentët e drejtimit të psikologjisë të mbështetur nga stafi akademik shënuan ditën ndërkombtare të personave të prekur me Autizëm.Aktivitetin e hapi njëra nga studentët e drejtimit të psikologjisë pran këtij universiteti duke thënë se ngritja e vetëdijes dhe senzibilizimi i opinonit niset nga njerzit me përvojë profesionale dhe intelektualët.
Kordinatori i këtij universiteti, Kujtim Sadriu tregoi mbështetjen e plotë ndaj studenteve dhe profesoreve për organizimin e këtyre ngjarjeve dhe pos tjerash shpjegoi se sëshpejti do të filloi edhe ndërtimi i hapsirave moderne të universitetiti ku edhe më shumë do të ofrojm shërbime cilësore për të nxënit e dijes nga ana e studentëve.
Gentiana Memeti, profesoresh e psikologjisë foli për rëndësinë e senzibilizimit të shoqërisë lidhur me çrregullimin e autizmit dhe përgaditjen tonë ndaj prindërve dhe këtyre personave.
Gjithashtu edhe, Shkëlzen Limani në fjalën e rastit potencoi rëndësin e zhdukjes së paragjykimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, trajtimin e tyre shëndetsor, rehabilitues e arsimor si dhe rëndësin e identifikimit dhe intervenimit të hershëm.
Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një filmdokumentar që tregonte përvoja të prindërve të fëmijëve me autizëm dhe bashkëjetesa me ta. Ndërsa krejt në fund u shtrua edhe një koktej ku të ftuarit shfrytëzuan mundësit për të diskutuar më shumë lidhur me përvojat e tyre për Autizmin dhe mundësit e reja për mbështetje./Titulli.com/