Halimi: As Vuçiqi nuk zgjidh problemin e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Halimi: As Vuçiqi nuk zgjidh problemin e shqiptarëve në Luginë

04.Apr.2017 09:28
0
Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë ka thënë që zgjedhja e Vuçiqit si president i Serbisë është një vazhdimësi dhe sipas tij nuk do të ketë ndonjë ndryshim, njofton Klan Kosova.

Halimi në një lidhje telefonike në Klan Kosova ka thënë që vazhdon avazi i vjetër i problemeve të pazgjidhura të shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Kemi të bëjmë me një vazhdimësi dhe nuk shoh që do të ketë ndryshim në krahasim me politikën që e kemi pasur pas zgjedhjes së Vuçiqit”.

“Sa i përket çështjes së shqiptarëve nuk do të ketë asgjë të re ende vazhdon avazi i vjetër me një qëndrim joserioz ndaj zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Kishte dy liderë politikë kjo sipas mendimit tim ishte trokije në derë të hapur”.

“Për zgjedhjet parlamentare ne kemi një përvojë të gjatë dhe duhet një aktivitet i jashtëzakonshëm për të bindur një pjesë të elektoratit tonë për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Halimi.

 

Bujanoc: Hapet konkursi për klubet sportive, 10 milion dinarë në dispozicion
Hoxhaj: Shqiptarët e Luginës sëPreshevës më të e diskriminuarit në rajon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration