Bujanoc: Autodidakti që komplekson profesionistët!
Lokale

Bujanoc: Autodidakti që komplekson profesionistët!

02.Jan.2014 10:00
0
Nagip Taipi nuk e ka studiuar pikturën e as skulpturën, por me veprat e tij i komplekson edhe profesionistët. Ato vepra që dështojnë t’i bëjnë të diplomuarit e fushave përkatëse, i bën Taipi, i cili e ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme. I lindur në Luginë të Preshevës, ai i ka ideuar në miniaturë të gjitha monumentet që lidhen me të kaluarën dhe të tashmen e kombit shqiptar. Vite më parë ishte shndërruar në një yll të vërtetë televiziv, kur kishte gdhendur në borë monumentin që simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës. Për disa ditë kishte grumbulluar borë në qendër të qytetit të Bujanocit për ta gdhendur “New Born-in”, i cili i trazoi të gjithë serbët e kësaj komune, të cilët vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. “Derisa e gdhendja në borë monumentin New Born, fëmijët serbë fotografoheshin me telefon para të njëjtit, sepse nuk e kuptonin simbolikën dhe iu dukej interesant. Kur ua treguan prindërve në shtëpi fotografitë u trazuan të gjithë dhe në orët e vona të natës dolën dhe tinëzisht e shkatërruan atë”, tregon Taipi. Pikturimi i flamujve te “New Born” Aktivitetet artistike të Taipit nuk kufizohen vetëm në Luginë të Preshevës. Më 17 shkurt 2013 gjatë ngjyrosjes së obeliskut të “New Born”-it në Prishtinë, vullnetarët megjithëse patën afër vetes artistë profesionistë u përballën me probleme.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin special të gazetës Zëri).
Preshevë: Xhandari me automatikë blen bukë!
Tana kthehet nga Turqia me zemër të shëndosh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration