Lokale
Tana kthehet nga Turqia me zemër të shëndosh
[caption id="attachment_97188" align="alignleft" width="278"] Tana Sabedini[/caption]
Tana Sabedini është vogëlushja nga Presheva e cila kërkoi ndihmën e qytetarëve për t’iu nënshtruar operacionit në zemër. Falë njerëzve të vullnetit, Tanës së vogël iu mundësua operacioni falas. Pikërisht në ndërrimin e motmoteve ajo u kthye pran familjes shëndosh e mire. Ajo qëndroi për një muaj në spitalet turke.
Në orët e hershme të mëngjesit të së martës Tana e vogël pas shumë sakrificave iu kthye gjirit familjarë.
Ajo iu nënshtrua operacionit në zemër ditë më pare në spitalin më të njohur të Turqisë Mehmet Akif në Stamboll.
Gjendja e saj shëndetësore është e mire theksoi për TV Preshevën e ëma e Tanës, Majlinda Sabedini.
Ajo ndihet mjaft e kënaqur për përkrahjen e të gjithë njerëzve të vullnetit të mire që e ndihmuan në shërimin e vajzës.
Tana e vogël sërish pas një viti do ti nënshtrohet operacionit në zemër në spitalin Mehmet Akif në Stamboll.
Familjarët e Tanës presin që viti që po vjen të jetë vit edhe më i mirë se ky që po e lëmë pas./Titulli.com/
________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!