Lokale
Preshevë: Xhandari me automatikë blen bukë!
Një pjesëtarë i xhandarmërisë serbe ka provokuar rëndë qytetarët shqiptar të Preshevës të cilët gjendeshin në furrën “Hasi” në këtë qytet.
Ngjarja e cila ndodhi sot ka shqetësuar tej mase qytetarët shqiptar, në momentin që një pjesëtarë i armatosur i xhandarmërisë ka blerë bukë në furrën përplot me klient.
Ai gjatë këtij momenti, me njërën dorë mbante automatikun derisa me dorën tjetër mori bukën. Paraprakisht ky pjesëtar i xhandarmërisë serbe së bashku me kolegët e tij, me dy makina të kësaj njësie speciale kishin ndaluar para furrës “Hasi”, në afërsi të stacionit të autobusëve në Preshevë.
Siç raporton “Kjo është Presheva Jonë”, nga makina kanë zbritur tre pjesëtar, dy prej të cilëve ishin të paarmatosur, ndërsa polici me automatikë vendosi të bënte blerjen në furrën e mbushur me klient.
Ai më të kryer blerjen ishte drejtuar për në makinë duke buzëqeshur me kolegët e tyre që e prisnin para veturës së blinduar.
Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e kësaj njësie me veprimet e tyre nxisin provokime tek popullata shqiptare e Luginës së Preshevës./Titulli.com/
________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!