Breznicasit të rrezikuar! (foto)
Lokale

Breznicasit të rrezikuar! (foto)

09.Mar.2014 18:28
0
Katër muaj nga inaugurimi i rrugës që lidhë fshatin Breznicë dhe kështu edhe malësinë e Bujanocit me qytetin, paraqiten edhe rreziqet e para për shfrytëzuesit e kësaj rruge. Breznice-2 Masive shkëmbore janë shembur në rrugën e Breznicës duke bllokuar një trase të rrugës së sapondërtuar që ka një gjatësi prej rreth gjashtë kilometrave. Breznice-3 Për hapjen dhe asfaltimin e kësaj rruge gjarpërore që u gëzuan të gjithë, u patë thënë se do të përmbush të gjitha kriteret e sigurisë, në mesin e të cilave do të vendosen edhe rrjetat në malet shkëmbore buzë rrugës. Breznice-4 Gazetari i Titullit që përdori këtë rrugë për qarkullim vërtetoi se rrjetat mungojnë, ndërsa në dy vende të kësaj rruge hasi në gurë të shembur në asfalt, të cilët për fat të mirë nuk kanë rastisur në ndonjë kalimtar të rastit. Breznice-5 Rruga e Breznicës, ndërtimi i së cilës kushtoi rreth 120 milionë dinarë, u lëshua në përdorim më 25 nëntor të vitit të kaluar./Titulli.com/
“Do të ishte katastrofë që përkundër 10 partive shqiptare të flas dikush tjetër në emrin tonë” (video)
“25 për qind shqiptarë në rrethin e Vranjës, vetëm tre shqiptarë të punësuar në këtë qytet!” (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration