“Do të ishte katastrofë që përkundër 10 partive shqiptare të flas dikush tjetër në emrin tonë” (video)
Lokale

“Do të ishte katastrofë që përkundër 10 partive shqiptare të flas dikush tjetër në emrin tonë” (video)

09.Mar.2014 21:54
0
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) përmes përfaqësuesve të misionit të saj ODIHR sot ka ndjekur nga afër fushatën parazgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) [caption id="attachment_110769" align="alignleft" width="300"]Tubimi parazgjedhor në Breznicë Tubimi parazgjedhor në Breznicë[/caption] Fushata e zhvilluar sot në malësinë e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, në fshatrat Breznicë dhe Muhoc, është monitoruar nga afër edhe nga përfaqësuesit e ODIHR-it (Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut). Përfaqësuesit e PVD-së tubimin e nisën me moton “Është momenti”, derisa në Breznicë, hapjen e tubimit e bëri kryetari i nëndegës së PVD-së  Ahmet Hyseni. Përveç kryetarit të PVD-së në Bujanoc Shaip Kamberit, një fjalim me paraqitjen e shumë fakteve e mbajti edhe anëtari në kryesinë së këtij subjekti politik shqiptar Fatmir Hasani. Ai shtroi pyetjen se pse shqiptarët të mos kenë deputetin e tyre, kur përmes tij mund të parashtrojnë dhe zgjidhin shumë probleme. [caption id="attachment_110770" align="alignright" width="300"]Tubimi parazgjedhor në Breznicë Tubimi parazgjedhor në Breznicë[/caption] “Pse të mos kemi përfaqësuesin tonë në Parlament i cili do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët. Ne këtu kemi parti politike në Luginë që bëjnë politikë me huje si fëmijët. Kjo politikë e hujeve askund nuk na dërgon”, u shpreh Hasani. Ai matej tha se PVD që 24 vite është në kërkim të së drejtës, duke drejtuar gishtin drejt ndërkombëtarëve dhe duke thënë “se jemi të pakënaqur me punën që duhet ndërkombëtarët me bë me Serbinë për t’ia dhënë të drejtat pakicave”. Nga Breznica fushata e PVD-së vazhdoi në Muhoc ku ishin mbledhur simpatizantë të subjektit të vetëm shqiptarë që merë pjesë në këto zgjedhje. Me këtë rast kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc dhe njëherit kandidati për deputet Shaip Kamberi, kërkoi mobilizim për pjesëmarrje sa më masovike në zgjedhjet e 16 marsit, duke rrethuar numrin 19, i cili gjendet i radhitur në fund të fletës së votimit. “PVD ka nëndegë në çdo vendbanim të Luginës së Preshevës. Jemi e vetmja parti në këto tri komuna që jemi prezent në çdo vendbanim shqiptar dhe kjo është përparësia e PVD-së”, u shpreh kandidati për deputet Shaip Kamberi, duke nënvizuar se iniciativën që ky subjekt ka marrë, nuk do të mund ta bënte asnjë subjekt tjetër nga Lugina po të merrte pjesë e vetme në zgjedhje, raporton Titulli. Kamberi tha se PVD është paraqitur me kandidatë të vet për të marrë, jo vetëm të drejta, por obligim që me i mbrojt të drejtat e shqiptarëve në të gjitha institucionet. Ai theksoi se pesha e deputetit përveç pjesëmarrjes në institucionet republikane, më e madhe është me paraqitjen tek institucionet ndërkombëtare, nga raporti me të cilët do të varet pozita jonë në Luginë. Ai e vlerësoi të patolerueshme që përkundër 10 partive shqiptare në Luginë të Preshevës, në emër të tyre të flasë ndokush tjetër. “Do të ishte katastrofë që përkundër 10 partive shqiptare të flas dikush tjetër në emrin tonë”, u shpreh Kamberi. [caption id="attachment_110771" align="aligncenter" width="640"]Tubimi parazgjedhor në Muhoc Tubimi parazgjedhor në Muhoc[/caption] Ai para simpatizantëve sqaroi edhe pozitën në listën e votimit, përderisa tha se në listë ka përfaqësues të Kryesisë së PVD-së  të cilët për 20 vite me radhë kanë dhënë kontribut dhe janë angazhuar për të drejtat e shqiptarëve. Kamberi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje duke përkrahur listën e vetme shqiptare nga Lugina, pa marrë parasysh se cilin subjekt politik e simpatizojnë apo janë anëtarë të tyre. Tubimin e sotëm në Muhoc ku morën pjesë edhe qytetarë nga fshatrat përreth e përshëndeti edhe kryetari i nëndegës së PVD-së në Muhoc, Basri Fejzullahu. Ai me këtë rast kërkoi mobilizim për pjesëmarrje sa më masovike në zgjedhje, derisa iu bë ftesë edhe shqiptarëve të këtyre vendbanimeve që jetojnë përkohësisht në Kosovë që më 16 mars të organizuar të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Fushata parazgjedhore e PVD-së të hënën vazhdon në  tre vendbanime. Në Samolicë të komunës së Bujanocit tubimi fillon nga ora 16:00, ndërsa në dy vendbanimet tjera të komunës së Preshevës, në Raincë nga ora 18:00 dhe në Corroticë prej orës 20:00./Titulli.com/
Këshilli i BIPBM-së në Preshevë me zyrë për shërbime besimtarëve islam
Breznicasit të rrezikuar! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration