Botime të reja me autorë nga Lugina
Lokale

Botime të reja me autorë nga Lugina

29.Aug.2012 18:12
0
Ky vit akademikë është pasuruar edhe me tre tekste universitare në fushën e ekonomisë, lëmia e kontabilitetit, nga autori Shefket Jakupi. “Këtë vit nxora tre tekste Universitare në fushën e kontabilitetit me vetëfinancim të cilët kanë gjetur zbatim në shumë Fakultete Ekonomike”, i tha Titullit, Shefket Jakupi, PhD – kandidat në kërkim të gradës shkencore “doktorë”. Librat e botuara për përdorim në fakultete janë, Kontabiliteti financiar, Bazat e kontabilitetit, si dhe Kontabiliteti bazë dhe tatimor. Këto libra janë punuar me bashkautor  Profesor Elez Osmanin nga Ulqini , ndërsa janë shtypë në shtypshkronjën Kosova grup trading në Prishtinë. Shefket Jakupi, përveç botimeve, është ligjërues në institucion arsimor të lartë dhe të mesëm. Autori i cili është nga Konçuli, komuna e Bujanocit, deri më tani ka botuar 11 tekste, tetë universitare dhe tre për shkolla të mesme. Librat e Jakupit kanë gjetur zbatim në shumë institucione arsimore, si: Universiteti Bujqësor Publik -Fakulteti  i  Ekonomisë  dhe Agrobiznesit në Tiranë; Universiteti “Kristal” Tiranë; Universitetin “Luigj  Gurakuqi”në Shkodër; Universiteti  Publik i Tetovës në Tetovë; Universiteti  Publik i Prishtinës në Prishtinë; Kolegji Universitar “GJILANI” në Gjilan; Kolegji Universitar “AAB” në Prishtinë; Kolegji Universitar “Univerzum” në Ferizaj; Kolegji Universitar “Iliria” në Prishtinë Përmbajtjet e këtyre teksteve dhe tekstet tjera të botuara nga Prof.Shefket Jakupi mund ti lexoni duke klikuar këtu./Titulli.com/

Beqiri kërkon zbatimin e vendimeve të KKSH-së
UÇPMB apel Qeverisë së Kosovës që edhe Lugina të jetë pjesë e bisedimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration