Beqiri kërkon zbatimin e vendimeve të KKSH-së
Lokale

Beqiri kërkon zbatimin e vendimeve të KKSH-së

29.Aug.2012 18:45
0
Në takimin e sotëm të zhvilluar me Zv/ambasadoren e OSBE-së në Beograd Pola Tidi dhe koordinatorin e OSBE-së në Bujanoc,Erik Manton, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri ka shprehur vendosshmërin e zbatimit të vendimeve të këtij institucioni. Përfaqësuesit e OSBE-së theksuan se, “e përcjellim për së afërmi gjendjen në Serbi me theks të veçantë në këtë rajon, janë në gatishmëri duke përcjellë edhe aktivitetet e  Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe funksionimin e tij. Sigurojmë që edhe më tej ky institucion do të ketë mbështetjen e OSBE dhe hapjen edhe të rrugëve tjera të bashkëpunimit”. Kryetari Beqiri i njoftoi në hollësi, që nga formimi i Këshillit deri më tani ,me të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe anëtarëve të gjitha grupeve dhe nëngrupeve punuese, në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Beqiri duke shprehur faleminderimin për bashkëpunimin e deri tanishëm theksoi “OSBE ka qenë një faktor jashtëzakonisht i angazhuar në proceset e KKSh-së dhe ka frymëzuar që ky institucion me ngulm të kërkoj në realizimin e kompetencave të parapara me ligj. Për më tepër do të jetë edhe më i vendosur në kërkesat për zbatimin e vendimeve të këtij institucione e posaçërisht në arsim, duke mos anashkaluar kulturën, informimin përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe në këtë drejtim nevojitet një angazhim i përbashkët”./Titulli.com/
Mustafa: Kemi 230 milion dinarë për ti përmirësuar jetën qytetarëve
Botime të reja me autorë nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration