BIPMB organizon iftarë për nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) realizoi projektin e radhës humanitar duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë dhe organizuar iftarin e parë madhështorë me nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc.
Në iftarin e organizuar përveç nxënësve dhe personelit arsimorë morën pjesë përfaësues edhe të institucioneve lokale dhe drejtori i Shkollës së Hifzit në Preshevë, hoxhë hafiz ef. Orhan Ademi, shkruan Titulli.com.
“Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi (a.s.), na tregon se Allahu (xh.sh.), ka thënë: “Dhuro o robi Im, sepse Unë do të jap ty edhe më shumë begati”, ështe shprehur Refik Memeti, sekretar i BIPBM-së.
Ky aktivitet ishte donacion i sponzoruar nga pronarët e firmës “PNEUS 111” nga Lozana e Zvicrës, Bekim Sulejmani dhe Blerina Gashi Sulejmani me prejardhje nga Tërnoci i Madh./Titulli.com/