Bilaçi dhe Samolica i japin një shtytje të madhe fitores së aleancës PVD-UDSH Shaip Kamberi (video)
Aleanca PVD-UDSH-Shaip Kamberi vazhdoi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit me tubimet në fshatrat Bilaç dhe Samolicë, ku kandidati për kryetar të komunës Shaip Kamberi akuzoi pushtetin lokal për blerje të votave.Në një tubim madhështor në fshatin Bilaç në prani të një numri të madh të qytetarëve, kandidati për këshilltar komunal nga ky fshat Avni Zahiri tha që Bilaçi si njëri ndër vendbanimet më të vjetra në rajon në katër vitet e fundit u la në harresë nga pushteti aktual i komunës, i cili nuk bëri asgjë përveç përçarjes së shqiptarëve.
Kandidatja për këshilltare Mirlinda Ajeti tha që papunësia dhe mjerimi në komunën e Bujanocit janë në rritje, por koalicioni PVD-UDSH ofron program për fuqizimin e rinisë, gruas dhe bashkëpunimin me diasporën.
Kandidati tjetër për këshilltar komunal nga ky fshat Kadri Selimi tha që katër vitet e kaluara për Bilaçin ishin një zhgënjim.
Në tubimin parazgjedhor në Bilaç fjalën e morën edhe Rexhep Beqiri, përfaqësues i të rinisë së fshatit, kandidatja për këshilltare Merita Beqiri, si dhe mërgimtari Shaip Ebibi, i cili tha që PVD do të dal fituese në zgjedhje sepse si parti që gjithnjë ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve është e njohur në tërë botën.
Kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani tha që aleanca PVD-UDSH nuk do të lejojë shpërnguljen dhe përbuzjen e shqiptarëve.
Kryetari i UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, tha që koalicioni PVD-UDSH është më i miri.
Shaip Kamberi, bartës i listës PVD-UDSH dhe kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit akuzoi pushtetin lokal të Bujanocit për mosmbajtjen e premtimeve nga viti 2012, e për fshatin Bilaç theksoi premtimin për fushën sportive.
Pas fshatit Bilaç, aleanca ndërmjet PVD-së dhe UDSH-së vazhdoi fushatën në fshatin Samolicë. në këtë tubim u tha që Samolica gjithnjë ka votuar më të mirët dhe në këto zgjedhje do të votojë për Shaip Kamberin, që t'i realizojë projektet e mbetura në gjysmë të pushtetit aktual.
Kandidati për këshilltar komunal Gafur Fazliu tha që në fshatin Samolicë është punuar shumë pak, dhe projektet e realizuar i quajti gjysmak.
Kryetari i nëndegës së PVD-së në Samolicë Nedim Rexhepi ftoi bashkëfshatarët e tij të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale, për t'i thonë stop mashtrimeve të pushtetit aktual që ka qeverisur komunën për katër vite.
Fjalën e mori edhe kryetari i UDSH-së në Bujanoc Adem Hasani si dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.
Shaip Kamberi, bartësi i listës PVD-UDSH akuzoi rëndë pushtetin aktual se kanë filluar me blerjen e votave në lagjen e romëve në Bujanoc.
“Kemi dëshmi që për blerjen e votave në lagjen më të varfër në Bujanoc, lagjen e romëve tek Shtëpia e Shëndetit. Kjo politikë që blen vota me para të komunës duhet të ndërpritet me votën e qytetarit më 24 prill”, tha Kamberi.
Aleanca PVD-UDSH Shaip Kamberi do të vazhdojë të mërkurën fushatën parazgjedhore me tubimin në Tërnoc në ora 19h tek stadiumi i fshatit, ndërsa të enjten në ora 18h do të mbajë konventën përmbyllëse në sheshin e qytetit në Bujanoc./Titulli.com/
Program parazgjedhor