Vetura shkel dy këmbësorë në fshatin Raincë të Preshevës
Të martën rreth orës 14:30 në fshatin Raincë të komunës së Preshevës ka ndodhur një aksident trafiku, kur një drejtues i automjetit ka shkelur dy këmbësorë, kanë konfirmuar për OK radio nga Policia në Vranjë, transmeton Titulli.com.Këmbësorët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, njofton më tej OK radio, duke shtuar që nuk kanë mësuar lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë përgjegjësit e Stacionit policor në Preshevë./Titulli.com/