Përkeqësohet liria e mediave në botë, Serbia në pozitën e 59-të, Shqipëria e 82-a, Finlanda e para
Liria e mediave dukshëm është përkeqësuar në gjithë botën në vitin 2015, ndërsa Serbia këtë vit është në vendin e 59-të, ka njoftuar organizata ndërkombëtare Reporterët pa kufij, e cila ka publikuar raportin e tre vjetor mbi gjendjen e mediave në botë.Serbia këtë vit ka avancuar për tetë pozita në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse është një qëndrim i përgjithshëm se liria e mediave në Serbi prej vitit 2014 është në rënie, njofton televizioni N1, transmeton Titulli.com.
“Prej ardhjes në pushtet të në maj të vitit 2014 të Aleksandar Vuçiq, ish ministër për informim i Slobodan Milosheviqit, niveli i lirisë së mediave është në rënie. Presionet në media janë të natyrës financiare dhe redaktoriale”, thuhet në raportin e publikuar mbi Serbinë.
Në rajon, Sllovenia është para Serbisë, në pozitën e 40-të, Kroacia është në pozitën e 63-të, Shqipëria në pozitën 82, Greqia në pozitën e 89-të, Mali i Zi në vendin 106, Bullgaria në pozitën 113, ndërsa Maqedonia në pozitën 118.
Në pozitën e parë sa i përket lirisë së mediave është Finlanda, ndërsa vendet e fundit marrin Koreja Veriore dhe Eritrea./Titulli.com/