Bilaçi befason, dy ish anëtarët i rikthehen PVD-së, lëshojnë PD-në!
Lokale

Bilaçi befason, dy ish anëtarët i rikthehen PVD-së, lëshojnë PD-në!

18.May.2015 15:36
0
Zgjedhjet e brendshme të Partisë për Veprim Demokratik në Komunë të Bujanocit shpalosin befasitë e para.

Sipas njoftimit të PVD-së, Avni Zairi dhe Bejtush Agushi nga fshati i dytë shqiptar më i madh i komunës së Bujanocit, kanë lënë Partinë Demokratike të Nagip Arifit dhe janë rikthyer në subjektin politik që dikur i takonin.

Zairi dhe Agushi po krijojnë nëndegë kryesisht nga njerëz që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale në Bujanoc.

“Ata kanë qenë edhe ndër themeltarët e Partisë Demokratike që po qeverisin Bujanocin, parimet dhe vlerat e PVD-së, megjithatë mbeten më të përafërta me vlerat e tyre individuale, të cilës Zairi dhe Agushi po i rikthehen”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

Kujtojmë se Partia Demokratike ende pa mbushur katër vite, nga anëtarësia e saj ka humbur njerëz të profesioneve të ndryshme dhe të vlerësuar ndër qytetarët.

Arsyeja e ikjeve nga PD-ja e Arifit, sipas atyre që lëshuan këtë subjekt, është mos përmbushja e premtimeve dhe mosrealizimi i programit politik./Titulli.com/

Ku mbeti panairi tradicional i Bujanocit?
Tre vite në pushtet, pesë drejtorë të ndryshëm!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration