Tre vite në pushtet, pesë drejtorë të ndryshëm!
Lokale

Tre vite në pushtet, pesë drejtorë të ndryshëm!

18.May.2015 20:58
0
Shkollat shqipe në Komunë të Bujanocit assesi të rehatohen me drejtorë. Vazhdon shkarkim- ngarkimi i tyre duke thyer çdo "rekord" të njohur deri më tani.

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc më shumë se pesë herë shkarkon dhe emëron drejtues e drejtora shkolle.

Të gjithë këto ndryshim janë bërë gjatë kohës që “timonin” e Komunës së Bujanocit po e mbanë Nagip Arifi, kryetar.

Ishte  Valbona Tefiku, u vendos Bajram Salihu, u shkarkua dhe emërua Sherif Ademi, pas tij Selami Jakupi dhe tashmë i fundit, për ushtrues detyre të drejtorit, më 15 maj, u caktua arsimtari i gjuhës dhe letërsisë serbe, Naim Salihu.

Këto ndryshime të shpeshta, jo rrallë janë kritikuar nga prindërit, të cilët edhe publikisht në rrjetet sociale kërkonin arsim më cilësor duke larguar politikën nga shkollat.

Partia opozitare në Bujanoc, PVD, këto shkarkime dhe emërime të shpeshta i ka quajtur “masakër në arsim”.

“Përsëri drejtori me shkollë të naltë, përsëri nga partia e kryetarit të komunës. Nëse kurgjo tjetër, kryetari i ka sajdisë barem gjithë ata të cilëve iu ka premtu mi bo drejtor. Gjashtë muaj gjashtë, sa për shkollën, po kush e ka atë gajle se. Me rëndësi me i realizu premtimet. ‘NA JEMI TË FJALËS’.”, thuhet në postimin e fundit të PVD-së në faqen zyrtare në rrjetin social facebook.

Duhet theksuar se deri te ndryshimi i fundit, sipas zyrtarëve të partisë në opozitë, erdhi pasi ushtruesi i detyrës së drejtorit Selami Jakupi, nuk ka marrë lejen e Ministrisë për t’u bërë drejtor, duke paraqitë pengesë e kaluara e tij.

Këto ndryshime në shkollën më të madhe fillore në Komunë të Bujanocit, vijnë pikërisht kur nuk kanë mbetur as një muaj i plotë i zhvillimit të procesit arsimor. /Titulli.com/

Bilaçi befason, dy ish anëtarët i rikthehen PVD-së, lëshojnë PD-në!
Kuazifobia e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration