Artistët nga Presheva shfaqën në Tiranë komedinë "Jashtë bie borë"
Për herë të parë trupa teatrale e Preshevës shfaqi në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë komedinë “Jashtë bie borë”. të cilën para publikut tiranas do ta shfaqë sonte.
Për t’u njohur më mirë me këtë komedi, subjektin dhe mesazhin që ajo përcjellë, aktorët dhe regjisorët e saj sqaruan gjatë një konferencë për shtyp në Tiranë .
“Jashtë bie borë” është një groteskë dhe bën fjalë për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve: Cico, Enzo, Stefano, kurse protagonisti Cico, është një i sëmurë mendor. Një vëzhgues sipërfaqësor mund të mendojë se Cico është një budalla i shkretë: i paaftë për veten e tij, plotësisht i ndarë nga realiteti. Përkundrazi ai është një vëzhgues i mprehtë i realitetit që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero i ndryshëm.
Janë situatat që rrjedhin nga sjellja e ndryshme, që bëjnë për të qeshur spektatorin. Të bën për të qeshur tallja e njerëzve normalë, që vë në siklet kur i dobëti ngr e ndjenjat e fajit të normaleve.
Artistët theksuan se këto shfaqje teatrale janë një urë lidhëse mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Tiranës e mbarë Shqipërisë.
Veseli: Kjo shfaqje është edhe një urë lidhëse mes Preshevës dhe Tiranës
"Ne si trupë teatrale që po vijmë prej Preshevës, vijmë me shfaqjen: "Jashtë bie borë", të Vincenco Salemes, është një tragjikomedi. Pothuajse jemi të gjithë aktorë nga Presheva, regjisori është nga Kumanova z.Musa Isufi. Kjo është një shfaqje që po prezantohet për herë të parë në shtetin shqiptar, presim që sot të prezantohemi më së miri, dhe mendoj se kjo urë lidhëse ashtu siç kemi pritur të gjithë teatrot e Shqipërisë në Preshevë me vite me radhë në Festivalin që mbajmà « tradicionalisht atje, tani mendoj se është radha dhe koha që edhe ne të prezantohemi për herë të parë dhe do të jetë ndoshta një urë lidhëse me e fuqishme në aspektin tani më edhe kulturor, nga gjithë ato angazhime më herët, dhe mendoj se sot ne jemi gati dhe presim që publiku i Tiranës dhe Shqipërisë të jenë sot së bashku me ne," tha aktori Gani Veseli.
Ndërsa Naser Nuredini, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë tha se mundësitë financiare të trupës së teatrit të Preshevës janë të kufizuara dhe arti aty po mbahet gjallë me shumë sakrifica dhe mund. Nisur nga kjo, ai kërkoi më shumë mbështetje financiare nga qeveria, por edhe mbështetje morale dhe bashkëpunim kulturor nga institucionet kulturore të Shqipërisë.
Nuredini: Bashkëpunimi institucional të thellohet e të vazhdojë edhe më tej
"Është një privilegj i veçan të që para publikut tiranas do të kemi mundësinë që edhe atë krijim që e sjellim nga Lugina ta përcjellim ta shohim me gjithë atë çka mundohemi për të mbijetuar, apo për të thënë ashtu më shkurt gjallë edhe në skenën e kulturës përmes artit. Të gjithë ata që ndihmuan këtë ardhje të trupës sonë nga Presheva unë i falënderoj sinqerisht me shpresë se bashkëpunimi institucional të thellohet të vazhdojë dhe të dihet se kemi nevojë për ndihmesa të nivelit edhe më të lartë qeveritar. Unë shpresoj që kjo do të jetë një hyrje e një bashkëpunimi të ardhshëm me shpresë që kjo të gjallërojë edhe më shumë," tha z.Nuredini.
Në këtë vepër të autorit Vicenzo Salemme, që vjen me regji nga Musa Isufi, e veçanta qëndron tek personazhi Cicos, si dhe tek dy vëllezërit e tjerë që mundohen Cicon ta shpien në spital psikiatrik dhe pastaj të ndajnë pasurinë që ua ka lënë nëna e ndjerë si trashë gim.
Në qoftë se do të kërkojë një vepër të mirë që flet për fenomenin modern që po avancon me të madhe në realitetin shqiptar të ditëve të sotme zor se do të gjejë komedi më të mirë, shkruan botasot