Lugina pjesë e festivaleve ndërkombëtare të poezisë në Kosovë (foto)
Lokale

Lugina pjesë e festivaleve ndërkombëtare të poezisë në Kosovë (foto)

11.Jun.2015 15:42
0

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Drini Poetik" në Prishtinë, Prizren dhe në Kukës mblodhi poet nga gjitha trevat shqiptare, ku ishte pranish edhe Bilall Maliqin e Rrahman Hyseni nga Lugina e Preshevës.

Përveç prezantimeve me poezi gjatë këtij manifestimi kulturor u pranuan edhe disa emra të rinj poetësh në Lidhjen e Shkrimtarëve e Kosovës, në mesin e tyre edhe Luan Maloku e Nehat Ramizi, anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë. 

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" ka falënderuar kryesinë dhe  Flora Brovina për pranimin e dy krijuesve brenda LSHK-së.

Njerëzit e poezisë shqipe nga Lugina mori pjesë edhe në manifestimi poetik "Sofra e Ymer Prizrenit" në fshatin Zgatar të Opojës, të organizuar nga Klubi Letrar "Luigj Gurakuqi".

Organizatori i nderoi të gjithë pjesëmarrësit duke shpërndarë  nga një mirënjohje me të cilën  ka respektuar edhe Shoqatën e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë./Titulli.com/

Artistët nga Presheva shfaqën në Tiranë komedinë "Jashtë bie borë"
Ndalohet shqiptari nga Lugina, kontrabandonte mallra pa dokumente përkatëse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration