Rrufeja shkrumbon një shtëpi në Preshevë (Foto)
Lokale

Rrufeja shkrumbon një shtëpi në Preshevë (Foto)

10.Jun.2015 20:49
0
Si pasojë e motit të ligë që mbretëroi gjatë pasdites së mërkurë në rajonin e Luginës së Preshevës një shtëpi është dëmtuar nga goditja e rrufesë.

Siç njofton “Lugina Sot”, rrufeja ka qëlluar një shtëpi dykatëshe në rrugën e “Vranjës” në Preshevë duke shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkrumbuar gjithçka që kishte në brendësi të saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë për ndihmë zjarrfikësit, punëtorët e elektrodistribucionit si dhe policia lokale, të cilët përveç ndihmës në shuarjen e zjarrit, respektivisht shkyçjen e objektit nga rrjeti elektrik, kanë bërë edhe regjistrimin e dëmeve, transmeton Titulli.com.

Në këtë shtëpi banimi, ndonëse dëmet materiale janë të mëdha, për fat të mirë viktima në njerëz nuk ka./Titulli.com/

Numërimi i shqiptarëve, ekspertët ndërkombëtar qëndrojnë në Bujanoc
Artistët nga Presheva shfaqën në Tiranë komedinë "Jashtë bie borë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration