Arrestohet preshevarja me 1 kilogram drogë heroinë
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë konfiskuar mbi 1 kilogramë heroinë dhe kanë arrestuar M.I. (1971) femër nga Presheva, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim dhe vendosjes të paautorizuar në shitje të narkotikëve.
“Me rastin e kontrollimit të udhëtarëve në autobusin i cili po qarkullonte në relacionin Kumanovë – Vjenë, policia tek e dyshuara ka gjetur 1 kilogramë e 97 gramë të materialit të pluhurit që dyshohet se është drogë heroinë si dhe 12 ampula anabolik”, shkruan kumtesa e policisë, transmeton Titulli.com.
Të dyshuarës i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë. /Titulli.com/