Presheva pa energji elektrike
Komuna e Preshevës gjatë fundjavës do të mbetet pa energji elektrike përreth 11 orë.Sipas Elektrodistribucionit, dega në Vranjë, i gjithë rajoni i Komunës së Preshevës ditën e diel do të jetë pa energji elektrike, nga mëngjesi e deri në perëndim të diellit, transmeton Titulli.
Kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike bëhet për shkak të punimeve në objektet elektro-energjetike.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektro-energjetike, të dielën (12 tetor), pa energji elektrike do të mbetet i tërë rajoni i Komunës së Preshevës, nga ora 7h deri në orën 18h”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga inxhinieri në sektorin i dispeçerisë dhe orëve pranë Elektrodistribucinit, Vlladan Veljkoviq./Titulli.com/