Qentë endacakë me kamionë sillen në Bujanoc!
Lokale

Qentë endacakë me kamionë sillen në Bujanoc!

27.May.2014 09:30
0
Një kamion me targa të Jagodinës i mbushur përplot me qenë endacakë, të hënën në mëngjes ka shkarkuar në autostradë, afër fshatit Srpska Kuqa të komunës së Bujanocit, qentë e sjellur nga brendia e Serbisë. Banorët i kanë thënë portalit JUGpress se ky është kamioni i tretë të cilët ata e kanë parë që sjellë qenë endacak duke i lëshuar në territorin e komunës së Bujanocit. Dy kamionët e mëhershëm ishin me targa të Nishit dhe Prokuplës. Banorët e këtij rajoni dyshojnë se në komunë të Bujanocit sillen shumë më tepër kamionë me qenë endacak nga qytete te ndryshme të Serbisë, transmeton Titulli. [caption id="attachment_122304" align="aligncenter" width="470"]Foto ilustrim Foto ilustrim[/caption] Ata kanë theksuar se lidhur me këto raste kanë njoftuar policinë, pasi siç shprehen, “më nuk dinë se kujt t’i drejtohen”. Banorët e komunës së Bujanocit thonë se dukshëm është rritë numri i qenve endacak, mirëpo se nuk e kanë ditur për këtë, përderisa banorët e Srpska Kuqës kanë treguar për zbrazjen e ngarkesës me qenë nga kamionë me targa të ndryshme, në autostradën që kalon përmes komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Çka shkruan lajmëtari i Stambollit në vitin 1899 për Kazanë e Preshevës
Arrestohet preshevari SH.V, zihet me marihuanë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration