Arrestohet i dyshuari për viktimën e goditur me veturë në Bujanoc
Pjesëtarët e Policisë në Bujanoc, me punë intensive kanë identifikuar dhe arrestuar I. A. (1958) nga komuna e Bujanocit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale, vepër e rëndë kundër sigurisë së komunikacionit publik dhe mosdhënie e ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku, thuhet në njoftimin e policisë, përcjellë Titulli.com.
"Dyshohet se më 20 nëntor të këtij viti, në orët e mbrëmjes në zonën e Bujanocit, duke drejtuar veturën “Volkswagen”, ka goditur një shtatëdhjetë e një vjeçar dhe më pas është larguar", thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Sipas të njëjtit raport nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vend.
Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurori./Titulli.com/