Trupi i vdekur në afërsi të Bujanocit: Dyshohet se dikush e ka goditur me veturë, policia në kërkim të autorit
Në rrugën rajonale Bujanoc -Bajë, e Bujanocit ditë më parë pranë rrugës është gjetur trupi i vdekur i një të moshuari, percjell Titulli.com.
Sipas mediave bëhet fjalë për Zh.V. (66) nga fshati Davidovc, komuna e Bujanocit dhe nga mjekësia ligjore është konstatuar se ka lëndime të dukshme në kokë, shkruan Novosti.
Është bërë hetimi i policisë, ndërsa me urdhër të prokurorisë do të bëhet autopsi përmes Institutit për Mjekësi Ligjore në Nish.
Policia është në kërkim të një autori të panjohur, pasi dyshohet se një burrë është përplasur nga një makinë, e më pas është zhdukur./Titulli.com/