Lokale
Vatra: Demolohen shtëpitë e shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit
Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra” me seli në Gjilan, ka reaguar me rastin e demolimit të disa shtëpive në Novoselë të Bujanocit.
Reagimi i “Vatrës”- Kryetar Sejdulla Kadriu
Javën e kaluar, nga një grup kriminelësh serb, thyen disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpitë e shqiptareve, përkatësisht shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit.
Kjo ngjarje vandale ndodhi në sytë e xhandarëve serbë të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.
Kjo ndodhi, lë të kuptohet se këta vandal serb ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta. Pra, ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë ( që ata thonë se jemi për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive e aktori nuk kapet nga ata.
Këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes.
Këtë akt vandal, shoqata “Vatra’ e dënon ashpër, njëherit i bëjmë thirrje pushtetit “demokratik”, (nëse ka demokraci) serb, t’i ndal këto vandalizma, të ndal politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 e po vazhdon deri në ditët e sotme. Pra, edhe kjo formë e presionit, duke demoluar shtëpitë shqiptare, pushteti serb po i detyron të largohen edhe ato pak shtëpi në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, duke e kthyer këtë rajon shqiptar në zonë tërësisht ushtarake serbe.
Këto metoda jonjerëzore na i kujtojnë skenat trishtuese jo të largëta të Kosovës, ku pushteti serb i Millosheviqit, atëherë dërgonte dhe lejonte grupet kriminale të Arkanit, Legias e Sheshelit, të torturonte shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë e veta. Ky pushtet po vepron si ai i Sirisë, si Bashar ala Asadi me Fantzama të vdekjeprurëse.
Edhe njëherë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, që t’i bëjë presion dhe të vendos sanksione në të gjitha fushata pushtetit serb, në mënyrë që të ndal këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, sa nuk është bërë vonë.
Të kujtojmë kohën e MIllosheviqit, që është dashur të ndalet që në shenjat e para të veprimit shkatërrues, luftënxitës e luftëbërës kundër popujve të ish Jugosllavisë e të shqiptarëve. /Tituli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!