Arifi pritet në Prishtinë nga Albin Kurti
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë në Facebook nga Arifi:
Në vazhdimësi të takimeve tona të rregullta, sot u prita nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti me të cilin ndajmë qëndrime të njejta se aktivitetet politike duhet t'i koordinojmë dhe bashkërendojmë.
Shfrytëzova rastin, gjithashtu, ta falemnderoj edhe për ndarjen e linjës buxhetore prej 2 milionë eurove nga Republika e Kosovës për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.