Arifi: Marrëveshja Kosovë-Serbi do ta normalizojë jetën për shqiptarët e Luginës
Lokale

Arifi: Marrëveshja Kosovë-Serbi do ta normalizojë jetën për shqiptarët e Luginës

14.Nov.2021 07:42
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, po mbështet qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për mospjesëmarrje në nismën rajonale "Ballkani i Hapur". Arifi thotë për se kjo nismë nuk është për një Ballkan të hapur pasi Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

I pari i Bujanocit përkrah Qeverinë e Kosovës edhe për vendosjen e masës së reciprocitetit në targa me Serbinë, derisa kërkon reciprocitet edhe në çështjet e tjera.

Ai shprehet i bindur se situata e qetë që po mbretëron aktualisht është për shkak të kontrollimit të veriut nga Serbia, në të kundërtën thotë se kjo e fundit do të fillonte shtypjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

"Situata momentale në Luginë të Preshevës është e brishtë si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Në aspektin politik, ndikon shumë se si janë duke shkuar bisedat në Bruksel mes palës së Kosovës dhe palës së Serbisë. Në aspektin ekonomik, qeveria e Serbisë nuk ka ndonjë vullnet që të zhvillohet ajo pjesë e territorit. Ne shpresojmë dhe besojmë që shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe pastaj shpresoj që situata do të normalizohet", tha ai.

Ai tregoi ndikimin që pati për qytetarët e Luginës vënia e reciprocitetit në targa me Serbinë.

"Kohët e fundit kemi pasur situata jo dhe aq të lakmueshme në pjesën tonë. Momenti kur ka filluar të implementohet reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të veturave. Ne e kemi mbështetur atë vendim. Shpresoj se do të përdoret ai reciprocitet edhe në lëmi tjera, sidomos në nustrifikimin e diplomave sepse një numër i të rinjve pasi kryejnë fakultetin në universitete të Kosovës, Serbia nuk i pranon. Situata për momentin është e qetë në atë drejtim derisa Serbia kontrollon pjesën e veriut. Momentin që e humb këtë privilegj, atëherë Serbia do të përdorë edhe forcën për të shtypur shqiptarët edhe më tutje në Luginë të Preshevës", shtoi Arifi./ KosovaPress/

Kosova krahas buxhetit të funksionalizojë edhe zyrën për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës tekst të njëjtë për gjuhën shqipe, a do ti bashkohet Lugina e Preshevës kësaj nisme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration