 
		                            		                            		                            
		                        Ardita Sinani pret në takim ambasadoren e Britanisë së Madhe, MacLeod, temë diskutimi edhe mosintegrimi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur në zyren e saj delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, Sian MacLeod.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
Kënaqësi ishte ta mirëpres sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, të përbërë nga Ambasadorja e re, Shkëlqesia e Saj znj.Sian MacLeod dhe z.Vlladan Avramoviq, këshilltar politik.
Në vazhdën e diskutimit mbi problematikën e diskriminimit shtetëror  politik dhe socio-ekonomik, siç janë mosintegrimi, pasivizimi i vendbanimeve, moszbatimi i marrëveshjeve shtetërore për Luginën e Preshevës dhe bllokimi i dialogut për Luginën e Preshevës, bashkëbiseduam edhe për dinamizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve britanike dhe qeverisjes lokale në Preshevë, në implementimi  e projekteve me interes për banorët e komunës tonë, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe kulturës.
Pas takimit, bashkë me Ambasadoren MacLeod, u pritëm nga përfaqësuesit e OJQ “Livrit” në Preshevë, si një organizatë që dëshmon zellin, kreativitetin dhe progresivizmin e rinisë sonë.

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            