APN propozon Levent Qazimi, kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

APN propozon Levent Qazimi, kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar

16.Sep.2022 22:56
0

Alternativa për Ndryshim përmes një komunikate ka njoftuar se ka propozuar Levent Qazimi - kandidat për kryetar të Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Njoftimi i plotë në Facebook nga APN:

Sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është diskutuar për situatën politike, zhvillimet në të cilat do të kalojë vendi ynë por theks të veçantë regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të cilat do të mbahen më 13 nëntor 2022.

Duke u bazuar në rëndësinë e kësaj pozite dhe njëherit rolin unifikues që bart kryetari i KNSH-së, gjë e cila ka munguar deri më sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim UNANIMISHT ka zgjedhur si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar, Levent Qazimin.

ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar në gjitha proceset zgjedhore.

16 shtator 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

Nutricionistja e Harvardit: Vitamina që e mban trurin ‘të ri dhe të shëndetshëm’
Kamberi: Qendër për Luginën është Prishtina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration