APN fillon fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar, arsyeja fëmijët
Lista “Alternativa për Ndryshim- Shqiprim Arifi”, ka hapur fushatën parazgjedhore në shtëpinë e kulturës në Preshevë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor.
Bartësi, Arbër Pajaziti foli për fushat në të cilat do të orientohet programi i tyre parazgjedhorë ndërsa sipas tyre fusha e arsimit do të merrë një vëmendje të vecantë kryesisht mungesa e teksteve shkollore.
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi duke folur për këto zgjedhje dhe rolin theksoi se arsyet kryesore janë fëmijët shqiptarë, shkruan Titulli.com.
Gjatë këtij tubimi promovues u prezntuan edhe kandidatët tjerë për kuvendin e përgjithshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/