Ankohet kryetari i Preshevës, thotë që Kosova e Shqipëria po i injorojnë edhe në katastrofë natyrore
Lokale

Ankohet kryetari i Preshevës, thotë që Kosova e Shqipëria po i injorojnë edhe në katastrofë natyrore

08.Aug.2022 07:21
0

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është ankuar ndaj qeverive, asaj të Kosovës e Shqipërisë për shkak se po e lënë anash Preshevën sipas tij edhe në situata të katastrofës natyrore.

Arifi përmes një shkrimi në Facebook e ka nisur shkrimin e tij duke thënë se “heshtje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ai ka thënë se Presheva ka kaluar nëpër një situatë të jashtëzakonshme me ç’rast janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me dhjetra hektarë pyje.

“I falënderoj gjithashtu miqt tanë për telefonata të panumërta inkurajuese, ndërkaq qeverive tona të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për heshtjen e tyre bezdisëse”, thotë ai mes tjerash.

 Reagimi i plotë:

Heshtje nga Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës

Komuna e Preshevës ka kaluar një situatë të jashtëzakonshme me shfaqjen e vatrës së zjarrit në Bashkësinë Lokale Corroticë, me ç’rast janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me dhjetra hektarë pyje. Një katastrofë ekologjike! Fatmirësisht, gjatë natës së kaluar është evituar zjarri që ka pasur tendenca t’i kaploj shtëpitë përreth pyjeve.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj zjarrfikësit për punën e tyre te palodhshme, anëtarët e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët ndihmuan në këto ditë të rënda për vendin tonë.

I falënderoj gjithashtu miqt tanë për telefonata të panumërta inkurajuese, ndërkaq qeverive tona të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për heshtjen e tyre bezdisëse.

Sidoqoftë, problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë gjithashtu probleme të dy qeverive tona, edhe në raste të tilla siç ka kapluar Preshevën në këto ditë të vështira. Prandaj nuk kemi kërkuar kurrë lëmoshë por vetëm se kryerjen e obligimeve që kanë këto dy qeveri në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Vdes qifti shqiptar në Nju Jork, dyshohet se u hodhen nga ndërtesa (video)
Kjo është gjendja e hyrje-daljeve te Dheu i Bardhë (linku zyrtar)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration