Kjo është gjendja e hyrje-daljeve te Dheu i Bardhë (linku zyrtar)
Pritjet në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë të gjata, deri në 30 minuta.
Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në këtë pikë është fluksi më i madh. Në hyrje në këtë pikë pritjet janë deri në 5 minuta.
Ndërkohë pritje deri 15 minuta ka në hyrje në Jarinjë. Në Merdarë pritjet janë deri në 10 minuta.