Ambasadori i Finlandës qëndron në selinë e KKSH-së
Lokale

Ambasadori i Finlandës qëndron në selinë e KKSH-së

07.Feb.2014 14:13
0
Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar (KKSH), GalipBeqiri takoi në selinë e këtij institucioni në Bujanoc krye diplomatin finlandez të akredituar në Beograd, Pekka Orpana i përcjellë nga sekretarja e parë e ambasadës Outi Isotalo. Gjatë takimit ambasadori Orpana u interesua  për rrjedhat e përgjithshme politike të shqiptarëve në Serbi, si dhe për çështjet të cilat janë  kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sipas kumtesës së KKSH-së, kryetari Beqiri e ka njoftuar Ambasadorin e Finlandës rreth punës dhe aktiviteteve duke theksuarë se edhe pse gjërat kanë lëvizur, dinamika e ngadaltë e zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet shtetërore serbe është shqetësuese, ndërkohë që ka diskutuar edhe rreth gjendjes sikurse edhe kompetencave të KKSH-së në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Vizita e diplomatit finlandez ishte e para në KKSH-ë, por sipas tij ky do të jetë një fillim i mbarë në drejtim të ndihmës dhe mbështetjes që do ti ofroj këtij institucioni. “Mbështetja jonë nuk do të mungoj në realizimin e të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon”, u shpreh ambasadori Orpana, thekson kumtesa. Vlen të theksohet se në takim ishte prezentë edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Luginë të Preshevës, me seli në Bujanoc, Erik Manton./Titulli.com/
Nga liderët frikacakë, Lugina drejt fundit të ekzistimit
Qytetarët e Luginës mbeten “peng” në Kosovë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration