Ambasadori i Turqisë vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Ragmi Mustafa me bashkëpunëtor mirëpriti Ambasadorin e Turqisë, Tanju Bilgiq dhe koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA Cagla Gultekin me bashkëpunëtorë.
Në takimin me Ambasadorin Bilgiç u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com.
"Kryetari Mustafa informoi ambasadorin me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës", thuhet në njoftimin e KKSH-së.
Sipas këtij njoftimi thuhet gjithashtu se me Ambasadorin dhe koordinatoren e TIKA-s u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të TIKA-s, Ambasadës Turke dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen./Titulli.com/