Alternativa Demokratike Shqiptare synon "balancin" politik në Preshevë
Lokale

Alternativa Demokratike Shqiptare synon "balancin" politik në Preshevë

07.Feb.2021 20:33
0
Alternativa Demokratike Shqiptare, një iniciativë e re politike në komunën e Preshevës përmes një njoftimi të publikuar vlerëson se jostabiliteti politik ka rezultuar edhe me mungesë të një strategjie të qartë për tejkalim të problemeve me të cilat Shqiptarët në Serbi ballafaqohen me vite të tëra.
 
Ky është njoftimi i plotë i publikuar në faqen zyrtare të Alternativa Demokratike Shqiptare:  
 
Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, të dashur miq,
 
Komuna e Preshevës në gjysmë dekadën e fundit ka kaluar një periudhë regresive politike të karakterizuar me jostabilitet, konflikte dhe përçarje që ka rezultuar në stagnim të zhvillimit dhe mosrealizim të projekteve.
 
Jostabiliteti politik ka rezultuar edhe me mungesë të një strategjie të qartë për tejkalim të problemeve me të cilat Shqiptarët në Serbi ballafaqohen me vite të tëra.
 
Ne kurr nuk kemi besuar që situata e tanishme politike tejkalohet përmes lojrave me numra dhe kombinacione në Kuvendin komunal të Preshevës, por besojmë dhe jemi të sigurt që e vetmja zgjidhje afatgjate është kthimi i mandateve tek sovrani ku prej të cilit do të vendoset me votë të lirë dhe demokratike përfaqësimi në kuvendin e ardhëshëm komunal në Preshevë.
 
Data e zgjedhjeve tanimë dihet, dhe ne bëjmë thirrje tek partitë politike dhe tek qytetarët e Preshevës të kemi fushatë të qetë pa linçime dhe ofendime, të kontribuojmë në zgjedhje të lira transparente dhe të ndershme që Preshevës të ja sjellim një qeverisje stabile.
 
Me 28 Mars 2021, keni mundësi që të vendosni me dorën tuaj tek kutitë e votimit mandatarin e ardhëshëm për pushtetin lokal në Preshevë.
 
Ju lutemi që të respektoni masat për parandalim të Covid 19.
 
Alternativa Demokratike Shqiptare
 
 
 
Pse Biden inkurajon Vuçiqin për njohjen e Kosovës
Serbia kampione e vaksinimit kundër COVID-19 në Evropën kontinentale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration