Lokale
Akademi dhe homazhe në Preshevë
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, organizon akademi përkujtimore dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve
Akademia përkujtimore që do të mbahet nesër nga ora 16h në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, do ti kushtohet Bardhyl Osmanit, Komandant “Delta” në 40 vjetorin e lindjes, dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Këto dy organizata me seli në Preshevë, njoftonë se para mbajtjes së akademisë përkujtimore, do të organizohen edhe homazhe te varri i Bardhyl Osmanit si dhe te penda e Rahovicës, vendi ku ranë dëshmorët.
OVL e UÇPMB-së ftonë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇPMB-së si dhe qytetarët, që të marrinë pjesë në këtë homazh i cili do të niset nga selia e kësaj organizate në Preshevë, të mërkurën në orën 10h./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!