Lokale
Ahmeti, thirrje liderëve të Luginës: Dilni me një listë në zgjedhje
[caption id="attachment_107100" align="alignleft" width="300"] (Foto arkiv) Jonuz Musliu gjatë takimit me Ali Ahmetin[/caption]
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), sot u takua në Shkup me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në rajon dhe problemet me të cilat po përballen shqiptarët e këtyre dy shteteve fqinje.
Në kumtesën e lëshuar nga LPD, thuhet se me këtë rast Musliu ka njoftuar për së afërmi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për diskriminimin sistematik të Beogradit, kundër shqiptarëve në Luginë, arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, rritjen e papunësisë, migrimin në heshtje dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, poashtu ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe kërkoi unitet ndërpartiak e ndërshqiptarë, për t’i përballuar më lehtë këto vështirësi të natyrës politike dhe ekonomike.
Gjithashtu, sipas kumtesës së LPD-së, Ahmeti ka kërkuar unitet ndërshqiptar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, që spektri politik shqiptar të dalë me një listë të përbashkët, në mënyrë që ata vetë të vendosin për këto procese nëpër të cilat po kalon Lugina./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!