Adelina: Falë Zotit kam vithe të bukura
Intervista

Adelina: Falë Zotit kam vithe të bukura

04.Aug.2012 14:57
0
Këngëtarja kosovare Adelina Berisha, ditë më parë ishte në një koncert në Bujanoc, ndërkaq stafi i Portalit Informativ Titulli, si gjithmonë për të qenë sa më afër vizitorëve të saj dhe për të qenë besnik ndaj tyre ka realizuar një intervistë ekskluzive me këngëtaren në fjalë. Adelina Berisha në këtë intervistë flet për sukseset e saja të arritura ndër vite, koncertet, ndërsa ajo për herë të parë për mediumin tonë zbulon se është duke e përgatitur një videoklip ku xhirimet do të bëhen në Sarandë.   Intervistën e realizoi Besa Ramadani   Keni ardhur për herë të parë në Bujanoc, ndërsa hera e tretë në Luginë pasi që keni qenë edhe në Preshevë dy herë, si u pritët nga publiku ? Kam qenë në Preshevë disa herë, ndërsa në Bujanoc është hera e parë, dhe jam ndier shumë  mirë dhe jam shumë e lumtur sepse nga do që shkoj i kam fansat e mi që më përkrahin dhe i përshëndes të gjithë përmes portalit Titulli, dhe sonte kemi kaluar jashtëzakonisht shumë mirë dhe i kisha përshëndet organizatorin Elvin Agushin që i ka dhënë rëndësi shumë të madhe edhe publikun që kanë bërë shumë atmosferë, ka pasur shumë rini këtu sonte edhe besoj që sa herë që të vijë ka me qenë kështu mirë. Gjatë gjithë kohës në skenë keni qenë shumë atraktive, kur dihet se jeni shumë e lodhur pas shumë koncerteve, si ia dilni mbanë ? Po është e vërtetë, tash është sezoni kur tërë kohën dhe lirisht mund të them se çdo ditë jam nëpër koncerte edhe mund të them që shumë me lodhje dhe me qejf po e pres shtatorin për të shkuar ndokund për pushime dhe mu kënaq, (qesh). Në përgjithësi kush përkujdeset për lukun dhe për styling-un tënd ? Për lukun tim përkujdesem kryesisht vet dhe ndonjëherë edhe mami, ndërsa për styling kreatorja Lia Stublla. Ju keni vithe të bukura, me çka i ushqeni ato ? Vet ashtu Zoti mi ka falë, (qesh). Ju jeni një vajzë shumë simpatike dhe e re në moshë, ndërkaq shumë kush pyet a jeni e dashuruar ? Sinqerisht ju kërkoj falje, por nuk dua të flas për tema personale. Jeni duke përgatitur ndonjë album të ri ? Jam duke përgatit këngën e re e cila do të dalë shumë shpejt me videoklip, do të thotë kënga është kryer tash ka mbet vetëm videoklipi dhe ka mu kon diçka videoklip veror, dy ose tri ditë duhet të ndaloj të mbajë koncerte dhe duhet të shkoj në Sarandë dhe në Dhërmi me xhirua videoklip me bikiniii... (qesh). Të kthehemi në retrospektivë, shumë vite pas. Ju kujtohet kur keni dalë për herë të parë në skenë? Ka qenë mosha pesë vjeçare kur kam kënduar këngën e parë, mandej nuk jam ndalë edhe si fëmijë kam vazhduar kam bërë këngë, kam katër albume për fëmijë, gjithashtu edhe si këngëtare e fëmijëve kam pasur shumë koncerte, dhe kam pasur fansat e mijë fëmijë të cilët janë rritë dhe ende vazhdojnë të jenë fansa të mijë. Cili vit mund ta veçonit si më të suksesshmin ? Secili vit ka qenë një hap për mua dhe çdo vit që ka kaluar ka qenë më i suksesshëm se tjetri dhe secili vit e ka pasur atë lezetin dhe kthesën e vet, por mund ta veçoj vitin e fundit. Keni diçka për të thënë në fund të kësaj interviste për fansat tuaj ? Në fund dua që ti përshëndes të gjithë vizitorët e portalit tuaj, po ashtu edhe fansave të mijë i uroj sa më shumë suksese në jetë dhe i porosisë  të rinjtë të kënaqen sa më shumë sepse jeta është për neve, dhe ne jemi ardhmëria e kombit shqiptar dhe gjithmonë të punojmë më shumë, sepse vetëm me punë mund të arrijmë më shumë. Kështu që i kisha lutë të gjithë, Kosovë, Shqipëri, Luginë, nga do që ka shqiptarë sa më shumë mu kënaqë, me dashtë jetën edhe ju dua Preshevë e Bujanoc, sepse jeni më të mirët në Botë, (Adelina nuk ka harruar që në fund ti përshëndes fansat e saj me një puthje)./Titulli.com/
Po rrezikohet bërthama etnike
“Presheva Jehon” në Ballkan dhe Evropë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration