26 intervenime, Corrotica më e rrezikuara
Lokale

26 intervenime, Corrotica më e rrezikuara

02.Aug.2012 21:32
0
Në tërë territorin e Komunës së Preshevës deri më tash nga njësia e zjarrfikësve ka pasur intervenime në 26 raste, prej tyre ato që kanë qenë më të shumta dhe me zjarre më të mëdha ishin në fshatin Corroticë më konkretisht në kodrinat e këtij fshati. Gjithnjë Corrotica ka probleme me zjarret pasi që në kodra ka shumë pisha të mbjellura e që për zjarret janë shumë të rrezikshme, mirëpo fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur pasoja të mëdha e që kanë prekur edhe pronat private. Duke parë punën e zjarrfikësve që janë duke e bërë bashkësia lokale e Corroticës kanë menduar që ti dalin në ndihmë kësaj njësie. Prej sot njësia e zjarrfikësve është furnizuar me një pompë për fikjen e zjarreve donacion nga bashkësia lokale e Corroticës. “Ne si bashkësi lokale për ndihmën që na kanë bërë shërbimi i zjarrfikësve të komunës së Preshevës kemi vendosur ti dhurojmë një pompë për fikjen e zjarreve. Është një donacion aq i vogël mirëpo ka një domethënie shumë të madhe për njësitin e zjarrfikësve”, ka thënë kryetari i BL të Corroticës për Televizionin Presheva, Shemsi Hetemi. Udhëheqësi i njësitit të zjarrfikësve Blagojev Stojkoviq falënderon BL të Corroticës për ndihmën e dhënë dhe apelon që ndihma të ketë edhe më shumë nga të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë. Kjo është pompa e dytë që tash ka në dispozicion njësia zjarrfikëse. Një e ka siguruar vetë punëtorët e zjarrfikësve me vullnetin e vet./Titulli.com/
Iftar për mërgimtarët e Preshevës
Abetarja gjithëkombëtare arrin edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration