A po rrezikohet emblema historike e shqiptarëve në Serbi?!
Lokale

A po rrezikohet emblema historike e shqiptarëve në Serbi?!

20.Oct.2014 18:38
0

Emblema të cilën sot mbanë Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), institucioni më i lartë i pakicës shqiptare në Serbi, me ideatorë të riun nga Bujanoci, Llukman Rrustemi, rrezikohet të ndryshohet.

Kur jemi në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 26 tetor të Këshillit të pakicave kombëtare në Serbi, ideatori i emblemës së KKSH-së Llukman Rrustemi ka vërejtur se asnjë parti politike nuk ka vendosur emblemën në materialin propagandues, përveç iniciativës qytetare “Nagip Taipi”.

Ai frikohet se kjo emblemë mund të pësojë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve, andaj apelon se që ajo të mos ndryshohet nga asnjë subjekt që merr drejtimin e KKSH-së.

“Pavarësisht se kush mund ta qeverisë këtë institucion shumë të rëndësishëm për shqiptarët në Serbi, kisha apeluar që mos të merret ndonjë vendim për ta ndërruar emblemën”, tha ideatori Llukman Rrustemi, duke nënvizuar se emblema e tanishme më së miri identifikon shqiptarët e Luginës.

Gjatë një interviste për portalin informativ Titulli.com, Rrustemi, ndër të tjera ka shpjeguar idenë dhe përzgjedhjen e figurave e ngjyrave që do të përputheshin me kompetencat që ka ky organ.

Përkrenarja e Skënderbeut dhe mburoja e vendosur në mes të emblemës, sipas ideatorit, paraqet kohën kur këto troje të Luginës ishin nën administrimin e tij.

 

Titulli: Si lindi ideja për emblemën e Këshillit Kombëtar Shqiptar? 

Llukman Rrustemi:     Duke qenë se unë merrem me montime dhe dizajnë, pasi kam fituar përvojë si dhe puna në televizione, atëherë kur pash konkursin e KKSH-së për ta bërë emblemën, vendosa t’i hedh në letër disa ide, ku dhe njëra prej tyre u zgjodh nga Kuvendi i Këshillit që dhe sot mban këtë emblemë, e cila identifikon këtë organ të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

 

Titulli: Sa kohë t’u deshtë për ta bërë këtë emblemë dhe çfarë mendoje në ato momente? 

Llukman Rrustemi:     Kjo ishte një punë dy javore intensive që unë kam shkrirë mendjen sepse është dashur të mendohet se çfarë figura të vendosen në të, si ngjyrat dhe figurat që janë sot të përfshira në emblemë. Për një kohë mendova se kjo do të ishte idealja që do të i identifikonte shqiptarët e kësaj pjese dhe për këtë ndjehem krenar.

 

Titulli: Figurat që ke vendosur në emblemë çfarë simbolizojnë? 

Llukman Rrustemi:     Duke pasur parasysh se Këshilli Kombëtarë Shqiptar ka katër fusha siç janë arsimi, kultura, informimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe dhe simbolet, është dashur që të përfshihen ato fusha, ndërsa formën që ka emblema simbolizon mburojën e lashtë shqiptare që në kohën e Skënderbeut, pastaj ngjyrat janë të bardha, të verdha dhe kuq e zi. Ngjyra e parë (e bardhë) simbolizon pafajësinë e shqiptarëve, e verdha simbolizon dritën në njërën anë dhe arin në tjetrën, që Këshilli Kombëtar ka për detyrë të i mbrojë pasurit tona kombëtare në Luginë të Preshevës, ndërsa kuq e zi ngjyrat e flamurit tonë kombëtarë.

Sa i përket figurave që kam vendosur, në të parën janë dy të rinj duke vallëzuar, që identifikon kulturën tonë kombëtare e që përkon me njërën fushë të KKSH-së, libra dhe penda simbolizojnë arsimin, gazeta paraqet informimin dhe harta e tri komunave tona me popullsi shumicë shqiptare, kurse në mes është vendosur përkrenarja e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtarë. Ideja për ta vendosur përkrenaren e Skënderbeut dhe mburojën është si rezultat i administrimit, në kohën e tij, me këto troje. 

 

Titulli: Tani jemi në fushata parazgjedhore për Këshill Kombëtar Shqiptar, ku po marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare në Luginë, nëse bëhet ndryshimi i mënyrës së qeverisjes në KKSH dhe nëse vendosin për ta ndërruar këtë emblemë, cili do të ishte mendimi juaj? 

Llukman Rrustemi:     Pavarësisht se kush mund t’a qeverisë këtë institucion shumë të rëndësishëm për shqiptarët në Serbi, kisha apeluar që mos të merret ndonjë vendim për ta ndërruar emblemën pasi është e vetmja emblemë e cila i përshtatet dhe më së miri i identifikon shqiptarët e Luginës. Më vjen keq kur shoh se në fushatën parazgjedhore për KKSH asnjë parti politike nuk ka në billbordet e tyre të vendosur këtë emblemë përveç iniciativës qytetare të Nagip Taipit-Gipës, i cili, ka menduar edhe për emblemën. Vec kësaj, janë mësuar të gjitha institucionet tjera si në Shqipëri, Kosovë dhe rajon me këtë emblemë.

 

Titulli: Si i vlerësoni pjesëmarrjes e të gjitha partive politike, si dhe shoqërinë civile, në këto zgjedhje? 

Llukman Rrustemi:     Ky për mendimin tim është një vendim shumë i mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri për të na mbrojtur dhe legjitimuar të drejtat tona që po i kërkojmë me dekada të tëra, e deri më tani nuk janë të garantuara sa duhet. I kisha bërë gjithashtu apel të gjithë shqiptarëve në Luginë dhe Serbi që të dalin sa më shumë në zgjedhjet e 26 tetorit, t’i tregojmë Beogradit sa shqiptarë jemi dhe të hedhin votën e tyre për atë që ia merr mendja që i mbron interesat e shqiptarëve. 

/Titulli.com/

 

Salihu: Ta ruajmë trashëgimin kulturore të Luginës , institucionet më shumë përkrahje
Arifi: Nuk ju kemi kundërshtar, ju kemi vëllezër (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration