A ka politikë dhe politikanë Lugina e Preshevës?!...
Në Luginën e Preshevës ekzistojnë shumë par(t)i politik(e) të cilat veprojnë në këtë territor të populluar me shumicë absolute shqiptare e që nuk kanë të drejta as elementare për një zhvillim normal të jetës shoqërore-ekonomike e kulturore dhe politike të shqiptarëve të këtushëm.
Shkruan: Besnik KARADAKU;
Tani për tani sytë i kanë lëshuar tek dy qeveritë tona të cilat nuk po bëjnë atë që duhet bërë për shqiptarët e këtushëm, por po i shikojnë me syze të puhurosura tërë këto diskriminime që po i ushtrohen popullatës së këtushme me forma më të sofistikuara të nënshtrimit dhe të keqtrajtimit psiqik dhe psiko-filozofike të popullatës së këtij nënqielli të ndarë e që flet shqip, dhe në asnjë mënyrë nuk vejnë një paralelizëm me serbët e Kosovës dhe me politikën e Serbisë për t’i mbrojtur serbët lokal të Kosovës e veçanërisht në veri të Mitrovicës të cilët gëzojnë të drejta sipas standardeve evropiane, e këtë paralelizëm e kanë “harruar” dy qeveritë tona, njëra qeveri merret me sigurimin në çdo kusht të Qeverisë së re dhe nuk ka qarë dhe nuk qanë hallin shumë për shqiptarët e këtushëm të cilët dita-ditës po e humbin edhe atë pak besim në dy Qeveritë tona.
Poli(e)tika e tri komunave tona…
Tri komunat tona të ndara, kanë shumë parti politike të cilat ushtrojnë aktivitetet në këtë pjesë shqiptare, e të cilat grijnë patriotizëm të madh, duke e mashtruar shumë herë popullin e mashtruar për më shumë të drejta kolektive të shqiptarëve të këtushëm, të cilat as në ëndërr nuk mund t’i shohin qytetarët e Luginës këto të drejta të shkruara vetëm në letër, e tani shtrohet pyetja:
A ka politikë dhe politikanë Lugina e Preshevës?
Përgjigjja është një JO e madhe. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk ka as parti politike e as lider të partive politike të cilët punojnë në të mirë të popullatës së këtushme.
Po ia nis nga Presheva. Kryetari i komunës së Preshevës Dr. Ragmi Mustafa dhe partia që ai e udhëheq nuk e qanë fort kokën për popullatën e komunës dhe se të gjitha provat që janë bërë edhe nga qytetarët, vijnë në konkludim se kryetari i kësaj komune me 99.5 % shqiptar punon dhe i mbështet vetëm militantët e tij partiak në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe ekonomike, duke i ngulfatur të tjerët në të drejta dhe ate më keq se vetë Serbia. E patriotizmi i tij qesharak është kështu : Ditën me plis të bardhë në Tiranë, natën me shajkaqe në Beograd, pra patriot i mbështjellur me lëkurë të gënjeshtrës kombëtare.
Dhe si rezultat i kokëfortësisë politike të kryetarit popullata e këtushme u sanksionua me” heqjen e gjyqit, mbylljen e shumë bankave, heqjen e drejtoratit të pylltarisë dhe me shpërnguljen masive të qytetarëve tanë.
Opozita e Preshevës sikur ka rënë në gjumë katër vjeçar dhe nuk mund të ndikoj as në popull që në një mënyrë apo tjetër ta nxis popullatën e Preshevës për rrëzimin e këtij pushteti qesharak dhe të kurdisur në dëmë të popullatës qoftë edhe në padëgjueshmërinë qytetare.
Edhe në komunën e Bujanocit puna është edhe më keq. Në këtë komunë assesi nuk munden të merren vesh partite politike për ta konstituuar pushtetin, por si zgjedhje të vetme i zgjodhën serbët me të cilët zunë kumari politike e cila është shumë e dëmshme për popullatën e këtushme, e cila rrezikohet në zgjedhjet e ardhshme të cilat mbahen në pranverën e vitit 2016 që ta humbin pushtetin.
Edhe këtu opozita është e dobët karshi ngushtimit të rrethit të dështimeve eventuale plotike të pozitës, dhe nuk ka gjë prej saj, sepse opozita është e ndarë pikë e pesë dhe mandej normalisht funksionon komuna dhe bie ligje pa i penguar kush !
Në Medvegjë është edhe më keq. Nuk ka shqiptarë dhe ata shqiptarë që janë numërohen në gishta.
Edhe ata pak përfaqësues politikë, janë vetëm si dekor politik, sa për ta marrë një pagë e kurgja tjetër.
Këshilli Nacional i Shqiptarërve nuk përfillet nga pushtetet komunale shqiptare, jo për tjetër vetëm se nuk patën mundësi ta monopolizojnë këtë institucion, dhe nuk e ndihmuan me mjete materiale (komuna e Preshevës) e të tjerat me shumë, shumë minimale.
Ka pasur pak zhvillime pozitive në këtë Këshill sidomos në fushën e arsimit dhe të kulturës, por kjo nuk mjafton për popullatën e këtushme.
Tani në mandatin e dytë të Këshillit Nacional që do të del nga zgjedhjet e tetorit, duhet të presim më shumë rezultate konkrete, se tani nuk është më eksperimental por duhet më funksional.
Dhe në fund mund të konkludojmë se Lugina e Preshevës nuk ka politikë e as politikanë që punojnë për të mirën e popullatës si në aspektin politikë ashtu edhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe ekonimike…