"Të uriturit dhe të pangopurit"
Bujanoci s'mund dhe s'do mund kurrë të përparoj derisa në "krye të elitës" qëndron mbiemri. E them këtë se shpesh herë m'ka ndodhë me has pengesë në këtë drejtim duke me thënë: Djali i kujt je ? Nipi i kujt je ? Si e ke mbiemrin ? A ka pas mbiemri yt lidhje me pushtetet më përpara ?
Shkruan: Egzon Lakna
Jo , nuk është për tu habitur në veçanti,i ndodh shumicës së të rinjëve dhe atyre që deri më tani nuk janë përfshirë në politikë.
Kjo punë nuk do as men dhe as kalem, sepse mbiemri sot dhe në vazhdimësi do vazhdojë të qëndrojë në maje dhe e dini pse? Sepse janë këta, pushtuesit, zullumqarët, dallaveraxhinjte e historisë, matrapazet e pushtetit. dhe kjo shkon përtej se kaq, sepse këta, kanë vjedhur, kanë shitur, kanë zyret e rehatshme, makina luksoze e kostume të shtrenjta, këtu i'a kanë futur sa krahu dhe medias që gjoja hiqet si e "pavarur", por dirigjohet nga politika për çdo rast publikues (aktualitete, kronikë, politikë, editorial,motin), kanë lidhje kudo dhe me çdo kënd qoft i fesë apo i lobeve antifetare.
Pra këta janë dishepujt historik të njerëzimit dhe që të mos identifikohen me këto pisllëqe, mbulojnë njëri tjetrin duke e stabilizuar në dhjam sipas mbiemrit. përderisa dikush pasurohet , të tjerët jetojnë në varfëri të skajshme. Shumica e zyrtarëve komunal, kanë nga një punë të përhershme, të ardhura të rregullta ku përveç kësaj marrin edhe paushalle , plus mëditjet për çdo seancë të mbajtur të këshillit komunal.Gjithashtu çdo zyrtarë është anëtar i një komisioni që i bie të ketë edhe një pagë shtesë. "ima se, može se", do të thoja .
Është i kot mundi, vullneti, idetë dhe sakrificat për çdo shqiptar që nuk ka një mbiemer të këtillë në bujanoc, sepse kapaku tenxheres i është v’nu me kohë dhe tani neve që se kemi një mbiemër na duhet të ndjekim dy rrugë: Ose t'i rrezojmë këta njëherë e mirë nga karriget që mbajnë me rrënjë dhe farën që kanë nga pas, ose të heshtim dhe të skllavërohemi në jetë nën tutelën perverse të këtyre funderinave false të historisë!!
Rinia nëse ka mend vepron ndryshe dhe nuk bëhet pjesë e asgjëje që sot po "apelohet", "propogandohet", "dirigjohet”.
Pra këta të vjetër që janë moderuar dhe sot po merren me inciativa rinore, me programe rinore, etj, nuk janë pjesë e solidaritetit, mbështetjes, ndihmesës, vullnetarizmit, por janë pjesë e sahanit ku kërkojnë të lëpihen.Janë pjesë e intrigës, marrjes së stafetës, spiunazhit dhe mbajtjes nënkontroll të brezit të ri, që nuk di se ç ‘bën.
E theksoj edhe njëherë, me këta njerëz të vjetër, historia e tyre dihet dhe nuk ke ç’pret më prej tyre, e sidomos prej atyre që çohen gjoja nga krevati për "kauza të mëdha", kauza leshi me pak fjalë, sepse për ta, kur nuk kanë ekzistuar kauzat, por vetëm qellimet e tyre të shumfishta përfituese. Kujdes rini se ku hedh hapat dhe me cilën pjesë të vjetërsisë bëhesh palë për të bashkpunuar në idet-projektet progresive, sepse sapunin do e hash për djath.