Lejohen për përdorim tekste në gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës
Lokale

Lejohen për përdorim tekste në gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës

27.Sep.2012 11:32
0
Pas lejimit nga Ministria e Arsimit e Serbisë të përdorimit të teksteve nga lënda e matematikës, nxënësit shqiptar nga Lugina së shpejti do të përdorin tekstet në gjuhën shqipe edhe nga  lëndët tjera. Me lejimin e përdorimit të kompletit të teksteve nga matematika për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të  autorëve Sejdi Bilalli dhe  Ramadan Zejnullahu, është eliminuar një boshllëk i kamotshëm për nxënësit  e shkollave  fillore. Së shpejti pritet të lejohen tekstet nga lënda e fizikës, si tekste të përkthyera për nxënësit e klasëve të gjashta, të shtata dhe të teta, pastaj për lëndën e arsimit teknik dhe informatikë për klasët e pesta, të gjashta dhe të teta, gjithashtu  tekste të përkthyera. Që nga viti shkollor 2013/14 nxënësit do të kenë në përdorim edhe tekstet për gjuhë shqipe për klasën e pestë, gjashtë , shtatë dhe tetë, të importuara nga Republika e Shqipërisë. Sipas kryetari të Komisionit për Arsim, Zejni Fejzullahut, pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, është bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për lejimin e përdorimit për këto tekste të shkollave fillore: natyra dhe shoqëria 3, natyra dhe shoqëria 4, biologjia 5 dhe kimia 7. “Më 20 shtator të këtij viti një delegacion i komisionit për arsim pati takim pune me zëvendës ministrin e Arsimit she Shkencës z. Ardian Tana, në Tiranë. Kërkesat tona ishin që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë të organizojë një trajnim, në Luginë, me mësuesit për lëndën e gjuhës shqipe për tekstet e importuara nga Shqipëria”, thekson Fejzullahu përmes njoftimit të dërguar në adresën e Titullit. Ai gjithashtu thotë se në këtë takim është biseduam edhe për ndihmë rreth hartimit të teksteve shkollore për lëndët “problematike” që kanë të bëjnë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. “Për këto lëndë mësimore na duhet ndihma edhe e ekspertëve nga trojet shqiptare e ato janë: historia, kultura muzikore, kultura figurative dhe gjeografia”, ka thënë delegacion gjatë qëndrimit në Tiranë. Sipas Fejzullahut temë bashkëbisedimi me zv/ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë ishte edhe organizimi i një seminari në Preshevë ose Bujanoc, për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, nga njohës të kësaj lëmie”. Para formimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar,  zyrtarisht, Lugina nuk kishte leje për përdorim pothuajse të asnjë teksti për nxënësit shqiptarë për shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa sipas Fejzullahut tani  gjërat kanë filluar të ndryshojnë në të mirë të arsimit shqip në Luginë. Në Luginë të Preshevës ka gjithsejtë rreth 8000 mijë nxënës të shpërndarë në 14 shkolla fillore (Bujanoc dhe Preshevë) dhe në tetë shkolla fillore në Medvegjë (më pak se 60 nxënës), si dhe katër shkolla të mesme me afro 3600 nxënës. Kryetari i komisionit për Arsim Zejni Fejzullahu shpresonë se shumë shpejtë, me përkrahjen e fuqishme nga spektri i gjerë intelektual në Luginë, të sigurohet shumica e teksteve shkollore për shkolla fillore të Luginës./Titulli.com/
A i humbi edhe tre këshilltarë opozita në Bujanoc?
Studentët e Luginës me viza në Maqedoni !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration